Përformanca e modelit RS Q8, është më e mirë se që është paralajmëruar

Jemi në kohën e super makinave SUV, ku Lamborghini Urus dhe Bentley Bentayga mund të lëvizin me rreth 320 kilometra në orë, që është nivel i super makinave, transmeton Telegrafi.

Të dy këto makina, i përkasin Volkswagen Group ku bën pjesë edhe Audi RS Q8, që është një makinë familjare dhe sportive, që arrin shpejtësi të madhe.

Me motorin 4.0 litra V8 që së bashku me një sistem të lehtë hibrid, mund të prodhojë deri në 591 kuaj fuqi, si dhe sistemin e ndërtimit, thuhej se kjo makinë mund të lëvizë deri me 250 kilometra në orë. Por, kjo shpejtësi është shumë më e lartë, nëse këtij Audi i vendosen frenat e qeramikës dhe ky sistem është vënë në testim.

Ngasja nëpër një autostradë gjermane, ka treguar se RS Q8 mund të arrijë deri në 303 kilometra në orë, ndërsa mund të ndalojë sërish brenda një kohe të shkurtër. Pamjet e shpërndara, tregojnë se si veturat ia lëshojnë rrugën Audi RS Q8, meqë duket shumë i egër në lëvizje. /Telegrafi/