LAJMI I FUNDIT:

Audi R8 V10 Spyder i dyfishohet numri i kuaj fuqive

Audi R8 V10 Spyder i dyfishohet numri i kuaj fuqive

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 2.7 sekonda

Ka mbetur vetëm edhe pak kohë, që kur Audi R10 ka largojë motorin e fuqishëm me V8, që të zëvendësohet me një tjetër me rrymë, transmeton Telegrafi.


Derisa të ndodhë kjo, kompanitë që merren me modifikim e pakinëve, po punojnë në modelin R8, duke e sjellë në versione tjera, si dhe nivele tjera të fuqive.

I fundit që u modifikua, është një R8 V8 Spyder të cilit i është dyfishuar numri i kuaj fuqive nga Wheelsandmore, duke e bërë edhe më të fuqishëm se R8 V10 Performance.

Që kur është lansuar Audi R8 V8 më 2015, kjo kompani modifikimi ka sjellë modifikime të ndryshme për këtë model, ndërsa tani e ka përpunuar edhe një pako që vjen me ndryshmin në dukje si dhe softuerin ECU.

Brenda kësaj makine të quajtur Apocalypticar, janë vendosur një palë motor asimetrik, që kanë sistem të ri të ajrosjes dhe ftohjes.

Sistemi i ri i transmisionit dhe kontrolli i softuerit, i mundësojnë që kjo makinë të prodhojë dyfishin e kuaj fuqive që ka modeli aktual, pasi mund të arrijë deri në 1,035 kuaj fuqi.

Të gjitha këto ndryshime, i mundësojnë Audi R8 V10 Spyder që të arrijë nga zero deri në 100 kilometra në orë brenda 2.7 sekondave, derisa versioni komercial të njëjtën e kalon për 3.3 sekonda. /Telegrafi/