LAJMI I FUNDIT:

Audi Q8 E-Tron do të prodhohet në Belgjikë

Audi Q8 E-Tron do të prodhohet në Belgjikë
Static photo Color: Navarra blue

Lajme interesante për Audi na vijnë nga Belgjika. Siç raporton RTL, Audi do ta prodhojë veturën e ardhshme elektrike në një fabrikë në afërsi të Brukselit. Bëhet fjalë për Q8 E-Tron.

Q8 E-Tron do të fillojë të prodhohet në vitin 2026, e deri atëherë në shiritin prodhues do të gjendet E-Tron i cili ndërkohë (gjatë 2023), do të kalojë në fazën e modernizimit, transmeton Telegrafi.


Audi ka njoftuar se në vitin 2026 nuk do të lansojë më në treg modelet me motorët SSUS, që do të thotë se nuk do të ketë model të ri të Q8 me motor SUS.

Kjo veturë nga Audi do të jetë më e madhe sesa E-Tron, e gjithashtu do të duhej ta zëvendësonte modelin aktual Q8.

Përveç modelit standard Q8 E-Tron, në treg më vonë do të mund të presim edhe Q8 Sportback E-Tron. /Telegrafi/