LAJMI I FUNDIT:

Audi publikon konceptin e modelit Q8, makinës me katër ulëse të inspiruar nga Bentayga (Foto)

Audi publikon konceptin e modelit Q8, makinës me katër ulëse të inspiruar nga Bentayga (Foto)

Më në fund është publikuar koncepti, i njërës nga makinat më të pazakonta që ka punuar Audi.

Ky model, duket sikur është kombinim mes Q7 dhe Bentley Bentayga, megjithatë ka disa pjesë që e bëjnë të dallojë shumë nga këto modele, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është dedikuar për familje, makina me vetëm katër ulëse, duket më shumë sikur të jetë krijuar për shëtitje me shoqëri.

Madje, lartësia dhe qëndrueshmëria që ia bëjnë të lehtë kalimin nëpër terrene të vështira, e bëjnë që të radhitet më shumë te super-veturat.

Me një formë shumë të gjerë, kjo veturë pritet të japë rehati të madhe personave që janë brenda edhe pse nuk është treguar se si duket enterieri.

Sidoçoftë, ende nuk dihet nëse do të hyjë në prodhim, apo çfarë kapacitete të fuqisë do të ketë. /Telegrafi/