Audi mund të bëjë publike planet e saja për ndërtimin e veturave elektrike në Puebla të Meksikës më vonë gjatë këtij muaji.
Fabrika momentalisht është vendi ku montohet Q5, modeli më i shitur i markës gjermane në SHBA.
Si pjesë e perandorisë Volkswagen, Audi është ftuar për pjesëmarrje në revolucionin elektrik të prodhuesit gjerman të veturave.
Marka planifikon që të bëhet tërësisht elektrike në vitin 2025, dhe fabrika e saj meksikane është e vetmja në Amerikën Veriore.
Burime të paidentifikuara thotë se prodhimi i veturave elektrike do të fillojë së shpejti dhe se sipas disa raportimeve një njoftim në lidhje me prodhimin në Meksikë do të publikohet më 18 korrik, shkruan CarScoops, përcjell Telegrafi.
Ata thonë se udhëheqës të lartë do të shkojnë në objekt për të bërë publik një investim të madh, me gjasë për t’u përgatitur për veturat e reja.
Megjithatë, Audi ka mohuar raportet, duke thënë se nuk ka asnjë plan për të bërë një njoftim, dhe se nuk mund të konfirmoi udhëtimet e punës të punëtorëve të tyre.
Por ajo që u konfirmua nga ana e tyre është se Audi planifikon që deri në vitin 2030 të prodhojë të paktën një veturë elektrike tek të gjitha fabrikat e tyre, duke përfshirë edhe Meksikën.
Në një komunikatë tjetër, presidenti i Meksikës, Andres Manual Lopez Obrador, në qershor kishte thënë se priten më shumë investime në industrinë e automobilave të Puebla-s në të ardhmen e afërt. Megjithatë, nuk ishte e qartë se sa do të ishte vlera e atyre investime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit