LAJMI I FUNDIT:

Audi ka prezantuar A6 e-tron dhe ka njoftuar inovacione ‘të nxehta’

Audi ka prezantuar A6 e-tron dhe ka njoftuar inovacione ‘të nxehta’

Audi ka zbuluar Audi A6 e-tron në një edicion koncept në Motor Show të Shangait, duke njoftuar ardhjen e modeleve të reja elektrike.

E vetmja gjë e përbashkët me emrin me modelin që shumë e perceptojnë si më të mirën në segment janë dimensionet.


Koncepti ka 4.96 m gjatësi, është 1.96 m i gjerë dhe 1.44 m i lartë. Është e rëndësishme që përdor platformën PPE (Premium Platform Electric), e cila në të ardhmen, përveç këtij modeli, do të përdoret nga Q5 i ri dhe Q6, transmeton Telegrafi.

Platforma u zhvillua me Porsche, kështu që do të përdoret nga Macan i ri, dhe modeli i parë i prodhimit do të paraqitet në treg brenda një viti.

Përshtypjet e para janë se Audi nuk do të ndryshojë shumë performancën e prodhimit. Gjegjësisht, shumë janë duke thënë që A6 i ri mund të shihet këtu, megjithëse me ndryshime të vogla, sepse kjo ka një arkitekturë Sportback me pesë dyer, kështu që është më afër Audi A7 të re.

Risitë më të mëdha të shprehjes së dizajnit të Audi janë përmirësimi i mëtejshëm i aerodinamikës (cW = 0.22), me një difuzor më të theksuar, grilën e mbyllur të përparme dhe instalimin e shfryrjeve të reja për ftohjen e makinës.

Le të kthehemi në thelb.

Në mes të automjetit është një bateri me një kapacitet prej 100 kWh, dhe sjell teknologji 800 volt.

10 minuta karikim do të thotë gjithashtu një distancë prej 300 km, ndërsa karikimi nga 5 në 80% zgjat saktësisht 25 minuta. Diapazoni është 700 km.

Të dy motorët elektrikë japin maksimum 350 kW dhe 800 Nm, që në kombinim me drejtimin quattro do të thotë performancë e lartë.

Modeli do të jetë në gjendje të arrijë 100 km / orë në më pak se 7 sekonda.

Dhe ndërsa modeli i Porsche në platformën PPE (Macan) nuk do të prodhohet në Kinë, ato nga Audi do të vijnë gjithashtu nga Kina, përkatësisht fabrika e FAW.

Kujtojmë, platforma PPE do të përdoret për modelet me seri të mëdha, ndërsa ekskluzivitetet si Audi e-tron GT dhe Porsche Taycan do të përdorin platformën J1. /Telegrafi/