LAJMI I FUNDIT:

Audi ka humbur besimin në bateri, zhvillon plane për makina me hidrogjen (Foto)

Audi ka humbur besimin në bateri, zhvillon plane për makina me hidrogjen (Foto)

Revolucioni për makina elektrike, nuk zgjati aq shumë

Kompania Audi që si shumë të tjera, ka bërë shumë plane për makina elektrike, që tani po konsideron pasojat e zhvillimit të sistemit që punon me bateri, transmeton Telegrafi.


Fillimisht, sigurimi i materialit të parë si kobalti, i domodsdoshëm në krijimin e baterive të kësaj forme dhe jonet e litiumit, gjenden kryesisht në shtete me gjendje jo të sigurt si Republika Demokratike e Kongos, që i bënë shumë të vështira për t’i siguruar.

Meqenëse bateritë po eksplodojnë gjithnjë e më shumë nëpër laptopë, telefona e pajisje tjera, nuk ka siguri as për bateritë e vedosura në EV që të kenë fatin e njëtën dhe të lënë edhe më shumë pasoja.

Autocar raporton se Audi po e bënë një hap për ta siguruar vetën, që të largohet nga krijimi i baterive dhë të zhvillojë një alternativë tjetër.

Lajmi vjen prej Brahm Scot, që është një prej udhëheqësve në Audi, që ka bërë të ditur se kompania do të zvoglojë portofolion e makinave elektrike, në mënyrë që të arrijë të përmbushë zhvillimin e baterive.

Në të njëjtën kohë, të ulë shpenzimet për këto makina, stresin dhe ankthin se gjithçka do të shkojë mirë dhe nuk do t’ju ndodhë ndonjë problem. Si një kompani nën pronësi të Volkswagen Group, Audi po konsideron të rifillojë zhvillimin e h-tron.

“Kemi humbur besimin në bateri, duam të ecin përpara me system të ri. Do të kemi prioritet qelizat me hidrogjen, ku do të investojmë shumë para” ka thënë Scot.

Sipas tij, një veturë me hidrogjen nga Audi, do të shfaqet gjatë këtij viti në ndonjërin prej aktiviteteve automobilistike. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to

Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to

Auto
Kalo në kategori