Pasi TT i fundit u prodhua në nëntor të vitit 2023, një tjetër veturë ikonë po shkon drejt fundit.
Bëhet e ditur se modeli R8 i fundit nga Audi është montuar në Heilbronn, Gjermani.
Marka kishte menduar të zgjeronte prodhimin e R8 për të vazhduar me një fluks të porosive të klientëve që erdhën pas njoftimit të kompanisë për largimin e modelit nga linja, por kjo nuk ndodhi.
Ndryshe, vitin e kaluar shitjet e R8 u rritën për 49 për qind. Megjithatë, ende ishte produkti më pak i shitur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Duke parë rezultatet e shitjeve, kërkesa për këtë model ka qenë gjithmonë e ulët, gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh çmimin e lartë të saj.
Përveç Audi, edhe Lamborghini ka njoftuar se do të heqë dorë nga modeli Huracan.
Huracan ka qenë vazhdimisht mjaft popullor, gjë që ndoshta shpjegon arsyen se pse Lamborghini do të prezantojë një pasardhës të tij këtë vit. Dhe ndërsa Lamborghini po përgatitet të prezantojë modelin e ri, Audi nuk ka ndërmend ta bëjë të njëjtën gjë.
Herë pas here, zyrtarët e markës gjermane sugjerojnë zëvendësime tërësisht elektrike, por ka të ngjarë që ai të mos vijë së shpejti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist
Si të zëvendësoni një siguresë 'të djegur' në makinën tuaj?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë