LAJMI I FUNDIT:

Audi heq prej prodhimit modelin ikonik TT

Audi heq prej prodhimit modelin ikonik TT

Pas gati 26 vitesh prodhimi dhe tre breza të ndryshëm, modeli ikonik Audi TT, ka arritur në fund të rrugëtimit të tij.

Që nga debutimi në “Motor Show 1995” në Frankfurt, TT ka qenë një simbol i inovacionit dhe dizajnit unik.


Ky moment i trishtë vjen me mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në historinë e automjeteve sportive, por nuk shoqërohet me një deklaratë për media, pasi njoftimi është bërë nga Audi në llogarinë zyrtare në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Audi Deutschland (@audi_de)

I fundit i këtij modeli është një TTS Coupe me motorin 2.0 litërsh, i cili fuqishëm reflekton trashëgiminë sportive të Audi TT.

Megjithatë, ndërsa Audi ka vendosur të mbyllë prodhimin e TT, ka lënë dyert hapur për të ardhmen. Kjo për faktin se mund të kthehen si një veturë elektrike, por ende nuk ka vendim zyrtar.

Ndërkohë, nostalgjia për pamjen ikonike të TT dhe suksesi që ka lënë pas do të vazhdojë të jetojë në kujtesën e njerëzve. /Telegrafi/