LAJMI I FUNDIT:

Atomisti Jon Syla pranohet në Universitetin e Harvardit 

Atomisti Jon Syla pranohet në Universitetin e Harvardit 

Atomisti Jon Syla është pranuar për të studiuar fizikë dhe neuroshkencë në njërin ndër top universitetet më të mira të botës, në Harvard University në SHBA.

Ky sukses i jashtëzakonshëm i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit të tij intelektual, i talentit të tij për fizikë dhe i punës së tij të palodhshme, thuhet në njoftimin e institutit ATOMI.


Veç këtyre, ky sukses i Jonit do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale.

“Prandaj, Instituti ATOMI iu shprehë mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuuar në realizimin e potencialit të Jonit dhe në arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm nga ana e tij! Me këtë rast, një falënderim të veçantë e meriton Bleron Baraliu nga Instituti ATOMI, i cili e ka ndihmuar Jonin gjatë procesit dhe procedurave të aplikimit në Harvard University, si dhe i ka ofruar atij referenca profesionale dhe kredibile për pranim në Harvard University!”, thuhet në njoftim.

Instituti ATOMI i uron Jonit studime të suksesshme në Harvard University dhe karrierë profesionale të shkëlqyeshme në të ardhmen!. /Telegrafi/

Joni me testet përgatitore të SAT