LAJMI I FUNDIT:

ATOMI zgjatë afatin e aplikimit për inteligjentët

ATOMI zgjatë afatin e aplikimit për inteligjentët

Instituti ATOMI ka pranuar shumë kërkesa nga drejtorë shkollash, mësimdhënës, prindër dhe nxënës për zgjatjen e afatit të aplikimit-nominimit në kuadër të Projektit ATOMI, meqë nuk janë informuar me kohë.

Pas konfirmimit të këtij fakti nga disa Drejtori Komunale të Arsimit, Instituti ATOMI ka vendosur që afati i aplikimit-nominimit në kuadër të Projektit ATOMI të zgjatet deri më 15 dhjetor 2018.


Mundësi aplikimi kanë të gjithë nxënësit e klasëve 8-12 nga të gjitha shkollat e Kosovës. Të gjitha informatat dhe detajet e nevojshme për aplikim ose nominim i gjeni në faqen e internetit të Institutit ATOMI në lidhjen në vijim. Klikoni KËTU.