LAJMI I FUNDIT:

Ato janë të “gërditshme”, por pa to nuk do të ishim as ne – nëse zhduken këto tre lloje të insekteve do të krijohet kaos ekologjik

Ato janë të “gërditshme”, por pa to nuk do të ishim as ne – nëse zhduken këto tre lloje të insekteve do të krijohet kaos ekologjik

Parashihet që në dekadat e ardhshme të zhduken rreth 40 për qind e disa llojeve të insekteve.

Ndoshta nuk ju pëlqejnë insektet dhe mendoni se bota do të ishte më e mirë pa disa specie të caktuara, por e vërteta është se zhdukja e tyre do të shkaktonte kaos ekologjik dhe zhdukje të ushqimit për njerëzit dhe kafshët, transmeton Telegrafi.


Më poshtë ju sjellim ndikimin në jetën që do të kishte zhdukja e plotë e vetëm tre llojeve të insekteve, që pothuajse të gjithë ne i dimë:

Organizata jofitimprurëse për mbrojtjen e mjedisit ”Earthwatch”, i ka shpallur bletët si “krijesat më të rëndësishme të gjalla në planet”. Përveç që janë prodhuese të mjaltit, ato janë polenizuesit kryesorë të botës së bimëve dhe gur themel i burimeve natyrore që mundësojnë krijimin e farës në bimë. Pa bletë, prodhimi i të korrave do të pësonin rënie për 30 për qind, kurse 90 për qind e specieve të luleve do të zhdukeshin.

Edhe pse bletët janë vendimtare në ruajtjen e ushqimit për njerëz dhe biodiversitetin biologjik, “popullsia” e këtyre insekteve ka rënë për 30 për qind gjatë dekadës së fundit, kurse në disa vende janë shumë pranë zhdukjes totale. Ndër shkaqet kryesore të zhdukjes janë ndryshimet klimatike dhe përdorimi i madh i kimikateve në bujqësi.

Kaçabutë janë insekte që të gjithë i urrejnë dhe ekzistojnë shumë arsye për këtë. Përveç që duken të pështira, ato transmetojnë baktere, shkaktojnë alergji dhe lënë jashtëqitje në vendet ku kalojnë. Sidoqoftë, vlerësohet se vetëm 20 lloje nga 3,500 sa janë insekte në botë, njerëzimi i urren.

Larg qyteteve, kaçabutë janë burim ushqimi për gjitarë të vegjël, zogj dhe zvarranikë. Për më tepër, ato konsumojnë substanca që dekompozohen në natyrë, kurse jashtëqitjen që e lënë është plotë me oksigjen, një element kryesor për rritjen e bimëve. Pra, pa këto insekte, do të krijohej një çekuilibër në ekosistem, si në botën shtazore ashtu edhe në atë bimore.

Mizat janë insekte me një reputacion të keq. Ato identifikohen ekskluzivisht me papastërtinë, transmetimin e sëmundjeve dhe lëvizjet e bezdisshme. Megjithatë, mizat gjithashtu kanë një rol pozitiv për të cilin pothuajse nuk flitet kurrë, por që lehtëson shumë mbijetesën tonë në Tokë.

Po të zhdukeshin mizat, eliminimi i mbeturinave të ndryshme organike do të lihej vetëm për bakteret dhe kërpudhat, kurse procesi do të zgjaste shumë më gjatë. Përveç se janë një faktor i nevojshëm për riciklimin e llojeve të ndryshme të mbeturinave, disa lloje të mizave gjithashtu janë polenizues aktiv të bimëve.

Këto janë vetëm tre lloje insektesh që të gjithë e dimë se pa to ky planet nuk do të ishte një shtëpi mikpritëse. Ka shumë insekte që kurrë nuk kemi dëgjuar për to edhe pse ato funksionojnë në të mirën tonë. Por, ka edhe shumë tjera që ndoshta kurrë nuk do t’i njohim, gjykuar nga statistikat e frikshme të studiuesve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori