“Atletico po sfidon Barcën dhe Realin”

Atletico Madridi ka tri pikë më pak se Barca në vendin e dytë dhe janë pak njerëz që besojnë se deri në fund të sezonit Los Colchoneros do të jenë sfidues.
“Në letër është e pamundur të krahasoh Atleticon me Barcën ose Realin. Është e vështirë që të ndjekësh gjigantët për shkak të buxhetit të tyre. Sidoqoftë, në këtë moment ne jemi sfidues për titull. Ne mund të mposhtim secilin ekip. Kemi motivimin e duhur për ta bërë këtë”, ka potencuar Godin.

Nga
Telegrafi
23/11/2012







































