LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi i kthehet fitores, triumfon thellë në udhëtim te Osasuna

Atletico Madridi i kthehet fitores, triumfon thellë në udhëtim te Osasuna

Atletico Madridi ka fituar me rezultat 3-0 në udhëtim te Osasuna në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Loc Colchoneros i janë kthyer fitores në kampionat duke fituar në udhëtim dhe duke rikthyer vendin në top katërshe.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Atleticos, të cilët përveç rasteve arritën te shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tretë dhe ishte Joao Felix, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

Edhe pjesa e dytë u karakterizua me lojë të njëjtë, me Atleticon skuadër më të mirë dhe skuadër që gjeten edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 59-të me anë të Luis Suarez, i cili shënoi për 0-2, ndërsa Angel Correa (89’) vulosi fitoren 0-3.

Pas kësaj fitore, Atletico e sheh veten në pozitën e katërt me 42 pikë, ndërsa Osasuna renditet e nënta me 32 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit e presin Celta Vigon, teksa Osasuna udhëton te Real Sociedadi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori