LAJMI I FUNDIT:

ATK tregon mënyrën e pajisjes me leje për qarkullim pas vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes

ATK tregon mënyrën e pajisjes me leje për qarkullim pas vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes

Bazuar në vendimin e Qeverisë për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID 19, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se të gjitha bizneset, (punonjëseve të të cilave ju kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës) sipas kodeve të lejuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të Punësuarit”.

Shkarkimi i “Certifikatës për të Punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik EDI do t’ju mundësohet vetëm shoqërive tregtare të cilët janë të regjistruara në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe kodin e veprimtarisë primar ose sekondar e kanë të lejuar sipas MTI-së.

Dokumenti “Certifikatë e të Punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës.

Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani dhe si e tillë bashkë me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret.

ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e kodeve të cilat janë të lejuara nga MTI.

Mënyrën e pajisjes me leje për qarkullim mund ta gjeni KËTU

Veprimtaritë e lejuara i gjeni në KËTU.

Ndryshe, Kosova ka shënuar 963 raste të reja me COVID-19, numër ky rekord që nga shpërthimi i pandemisë në mars të këtij viti. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se ky numër i personave të infektuar ka rezultuar pas 2,056 testimeve të kryera.

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 13 raste të vdekjes, ndërkaq 177 pacientë e kanë fituar betejën me coronavirus.

Prishtina edhe më tej prin me numrin më të madh të rasteve, 347 sosh.

Në 8 muajt e fundit në Kosovë janë testuar gjithsejt 115.794 persona, nga të cilët pozitivë kanë rezultuar 27,851, ndërkaq 797 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Dhjetë mijë e 192 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me këtë virus.

Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë, do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.

Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori