Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një njoftimi për media u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i denoncojnë të gjitha rastet që kanë dyshim se punëdhënësi nuk u ka paguar kontributet pensionale.
“Duke pas parasysh që jeni në periudhën kur shumë shpejt do të nis implementimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, e me theks të veçantë aplikimi për tërheqjen e 10% nga Fondi i Kursimeve Pensionale, ATK i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë dyshime që punëdhënësi nuk i ka paguar kontributet pensionale të parapara me ligji, t’i denoncojnë këto raste në linjën pa pagesë 0800-80-800, si dhe në adresat elektronike info@atk-ks.org ose standarde.profesionale@atk-ks.org. ATK do të ndërmarr të gjitha masat ndaj secilit biznese, i cili vërtetohet se nuk i ka kryer këto obligime. Po ashtu, Administrata Tatimore kërkon edhe nga tatimpaguesit që t’i rishikojnë listat e punëtoreve të tyre, pasi që ATK ka identifikuar raste kur pagesa e kontributeve pensionale është bërë në TRUST, mirëpo nuk është aranzhuar lista e punëtoreve”, thuhet në njoftim.
Sipas statistikave të cilat i ka ATK që nga muaji janar 2020 deri më sot janë realizuar 235 vizita, të cilat kanë kontribuar në regjistrimin e punëtorëve dhe 28 kontrolla, të cilat si fakte në rast kishin punëtore të paregjistruar dhe mos mbajtje të Tatimit në Burim.
“ATK është në vazhdimësi duke trajtuar bizneset, të cilat nuk i kanë paguar kontributet pensionale, ndaj të cilëve është duke ndërmarrë të gjitha masat që parashihen me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, janë trajtuar dhe janë duke u trajtuar të tilla raste edhe nga faktet e ofruara nga palët e treta, të cilat sikurse rastet tjera janë në duke u trajtuar nga departamentet përkatëse. Ndër të tjera, ATK ju njofton se sipas analizave të bëra në pasqyrat e tatimpaguesve është një numër i bizneseve që brenda vitit 2020, në të shumtën e rasteve kanë deklaruar kontributet pensionale mirëpo kanë mbetur të papaguar, si dhe në rastet e gabimeve në deklarim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre