LAJMI I FUNDIT:

ATK për 18 vite inkasoi 5.2 miliardë euro

ATK për 18 vite inkasoi 5.2 miliardë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rol kyç në stabilitetin e buxhetit të Kosovës, u tha sot në  18-vjetorin e themelimit të këtij institucioni dhe gjatë kësaj periudhe janë mbledhur 5.2 miliardë euro të hyra.

Me këtë rast Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se roli i taksapaguesve në vend është shumë i rëndësishëm për ekonominë, raporton Ekonomia Online.


Kreu i ekzekutivit më këtë rast ka garantuar qasje të barabartë në treg për të gjithë dhe ulje të nivelit informalitetit në vend.

“Taksapaguesi është njeri i Kosovës dhe ai kur i kryen obligimet duhet ta ruaj ndjenjën e mirë ndaj Kosovës. Është detyrë e jona ta bëjmë taksapaguesin të ndihet mirë që po kryen obligim ndaj vendit. Ne mbledhim ndaj tatim paguesve, por mbledhim për qëllime madhore, ne jemi përgjegjës të krijojmë gjitha parakushtet që sipërmarrësit të zhvillohen. Një detaj i rëndësishëm është informaliteti në vend. Ne e dimë që shumë njerëz nuk mund të marrin pjesë më tregun legal në vend dhe ne duhet të ua lehtësojmë punën që ata të vijnë si të ligjshëm”, tha Kryeministri Haradinaj.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, tha se kanë shënuar rezultat pozitiv përgjatë 18 viteve edhe përkundër sfidave.

“Fillimi i punës ishte me 30 zyrtarë për të arritur sot me 800 të punësuar. Sot kemi mbushur 18 vjet. Administrata është e orientuar drejtë shërbimeve të mira. ATK ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin financiar në buxhetin e Kosovës. Prioriteti është përmirësimi i shërbimeve të tatim paguesve. rezultat pozitiv. 5.2 miliardë euro për 18 vjet janë mbledhje”, tha ai.

Kurse Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ky institucion ka dhënë shembull në përmirësimin e reformave.

“Kemi lënë pas vetës një vit sfidash. Në shënimin e përvjetorit ne kemi arsye për të qenë krenar, ky është rast i mirë për të shprehur falënderimin për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për ndihmën e tyre. Dua të përgëzoj organizatën për shembullin që ka dhënë për përmirësimin e reformave. Nga perspektiva e së ardhmes na pret një punë shumë e madhe, në transformimin e ATK në një administratë moderne. Ne jemi të vetëdijshëm që arritja e këtyre reformave kërkon resurse dhe angazhim. Unë si ministër nuk e kam asnjë dilem që do ti realizojmë këtë reforma në të mirë ta vendit”, është shprehur Hamza. /Telegrafi/