LAJMI I FUNDIT:

ATK mbyll një subjekt të lojërave të fatit

ATK mbyll një subjekt të lojërave të fatit

Drejtoria e Lojërave të Fatit në kuadër të ATK-së sot në asistim të policisë dhe sektorin e akcizës në Doganën e Kosovës, ka bërë inspektimin e subjekteve të lojërave të fatit, për të vërtetuar nëse janë duke vepruar në harmoni me ligjin përkatës.

Nga ky aktivitet ka rezultuar të mbyllet një subjekt i lojërave të fatit në lagjen Kodra e Diellit në qytetin e Prishtinës.


Gjatë këtij aksioni janë konstatuar këto shkelje ligjore: ushtrimi i veprimtarisë në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-080, konkretisht neni 70; ushtrimi i veprimtarisë pa licencë, e paraparë me nenin 25 i ligjit Nr.04/L-080;

Po ashtu, janë sekuestruar 5 aparate të pa licencuara dhe pa numra serik, që cilësohet si mall i kontrabanduar.

Ndaj personit përgjegjës do ndërmerren veprime adekuate ligjore.