LAJMI I FUNDIT:

ATK mbledh mbi gjysmë miliard euro

ATK mbledh mbi gjysmë miliard euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për herë të parë që nga themeli ka arritur të mbledh 501,640,196 euro apo 10 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

ATK thotë se rezultatet e larta të të hyrave janë reflektim i përkushtimit në luftimin e ekonomisë jo-formale, mbledhjen e borxheve, rritjen e kapaciteteve profesionale të personelit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, komunikimi i rregullt me tatimpagues, bashkëpunimi me qytetarë, si dhe automatizimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.


Në fund, ATK thotë se është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizoj suksese të mëtutjeshme në misionin e saj. /Telegrafi/