LAJMI I FUNDIT:

ATK: 40.8 milionë euro të inkasuara më shumë së viti i kaluar

ATK: 40.8 milionë euro të inkasuara më shumë së viti i kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se projeksioni i të hyrave po vazhdon të tejkaloj parashikimet.

Sipas ATK-së, deri më 31 tetor të këtij viti, të grumbulluar 88 % të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 391.6 milionë euro.


“Se kemi një nivel shumë të mirë sa i përket realizimit të planit të të hyrave, e tregon edhe krahasimi mes periudhave, nëse e krahasojmë periudhën janar-tetor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 40.8 milionë euro, ndërsa më shumë se plani kemi 14 milionë euro”, thuhet në komunikatën e ATK-së. /Telegrafi/