LAJMI I FUNDIT:

Atje ku nabateanët dikur kanë udhëtuar rrugëve tregtare: Udhëtimi nëpër shtegun epik

Atje ku nabateanët dikur kanë udhëtuar rrugëve tregtare: Udhëtimi nëpër shtegun epik

Shtegu jordanez lidh lokalitetet e famshme siç është qyteti i lashtë Petra dhe sipërfaqe të mëdha të dunave të shkretëtirave dhe luginave shkëmbore

Duke u shtrirë në rreth 650 kilometra, shtegu jordanez lidh lokalitetet e famshme siç janë qyteti i lashtë Petra dhe sipërfaqe të mëdha të dunave të shkretëtirave dhe luginave shkëmbore, transmeton Telegrafi.


Gërmimet arkeologjike në zonë kanë treguar se zona u banua për herë të parë më shumë se 9000 vjet më parë.

Qyteti i Petra është i përbërë nga qindra varre, shtëpi, një teatër që mund të merrte më shumë se 3000 njerëz.

Në brendësi të qytetit ka tempuj dhe altarë ku kafshët flijoheshin për të kënaqur perënditë e zemëruara ose për t’u kërkuar atyre favore.

Hyrja në qytet është përmes një shtegu shumë të ngushtë rreth 1 km të gjatë me shkëmbinj të thepisur nga secila anë dhe gjëja e parë që shihni kur hyni është Thesari i gdhendur (Al Khazneh)

I hapur më 2017 dhe është konceptuar si rrugë veri-jug, ky shteg fillon në fshatin Umm Qais dhe përfundon te qyteti Aqaba në Detin e Kuq.

Me gjithë klimën e thatë jordaneze, peizazhi ndryshon, nga shpatet e mbjella me ullinj në veri deri te brigjet e lagura nga deti në jug.

Midis tyre janë formacionet e rërës jashtëtokësore të Wadi Rum – shpesh të përdorura si një skenar filmi që përshkruan planetin Mars – në të cilin janë gdhendur mbishkrime në shkëmbinj më të vjetër se dy mijë vjet.

Vizitorët veteranë të Petras apo të pasionuarit pas arkeologjisë që kërkojnë një përvojë të re duhet t’i hedhin sytë nga Mada’in Saleh, një tjetër qytet mbresëlënës në Arabi Saudite që është një shteg i parrahur.

Bazuar në tregimet tradicionale, fisi i parë i njohur që pushtoi zonën ishin Edomitët, për të cilët dihet shumë pak. Më vonë, rreth vitit 300 para erës sonë, një fis arab politeist me emrin Nabateans migruan në zonë. Pas kësaj kohe Petra lulëzoi dhe u bë kryeqyteti i mbretërisë së tyre.

Nisur nga fakti që nuk njihet aq shumë, vizitorët nuk do të hasen me turma në këtë vendndodhje spektakolare. Të mbërrish atje nuk është detyrë shumë e thjeshtë, sidoqoftë. Udhëtarët mund të fluturojnë në Riad, Arabi Saudite e më pas në Medinë përpara se të udhëtojnë katër orë me makinë në Mada’in Saleh.

Eksploroni më shumë:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori