LAJMI I FUNDIT:

Athina zyrtare: Nuk ka hyrje në BE pa emrin e ri Maqedonia e Veriut

Athina zyrtare: Nuk ka hyrje në BE pa emrin e ri Maqedonia e Veriut

Pas mesazhit të djeshëm të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias se marrëveshjet duhen respektuar pavarësisht nga qeveritë, sot në Parlamentin grek iu drejtua ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Militiadis Varvatsiotis. Mesazhi është i qartë – Shkupi të mos e kthejë retorikën nacionaliste, përndryshe Greqia do të bëhet pengesë për hyrjen e Maqedonisë në BE.

“Më duhet të pranoj sa vijon: jemi shumë të shqetësuar për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Kthimi i retorikës nacionaliste nga fqinjët tanë do të na çojë në thelb të ripërcaktojmë pozicionin tonë kombëtar në mbështetje të procesit të zgjerimit. Sepse një nga parakushtet e forta të vendosura në kornizën negociuese është zbatimi konsekuent dhe korrekt i të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së Prespës”, tha Varvatsiotis.

Politikanët grekë e quajnë stuhi politike situatën në Maqedoni dhe për ta është e pasigurt se si do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar nga Dimitrov dhe Kotzias, nëse do të ketë një qeveri të re të udhëhequr nga OBRM-PDUKM.

Mickoski sot sërish preciz, do ta ndryshojë realitetin e Marrëveshjes së Prespës kur të vijë në pushtet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori