LAJMI I FUNDIT:

Atentati te “Komuna e Parisit”, arrestohen katër persona

Atentati te “Komuna e Parisit”, arrestohen katër persona
Foto: Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të dyshuar si të implikuar në tentativën e vrasjes së shtetasit Mariglen Hoxha, i njohur edhe me emrin Lorenc, ngjarje kjo e ndodhur më 3 gusht, në zonën e “Komunës së Parisit”, në kryeqytet dhe ku Hoxha mbeti i plagosur pasi mori një plumb në shpatull.

Pas operacionit policor të koduar “Poker”, u vunë në pranga Dejvis Rustemaj, 27 vjeç, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes si dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa si autori dhe shënjestra lëviznin me automjetet respektive dhe autori i dyshuar ka qëlluar në ecje e sipër, duke rrezikuar edhe kalimtarë të rastit.


Pas arrestimit, policia ka sekuestruar mjetin tip BMW X5 me të cilin lëvizte autori i dyshuar si dhe tre telefona celularë. Ndaj të ndaluarve janë ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe përkrahje të autorit të krimit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori