Fitorja e Atalantas përballë Napolit e ka bërë akoma edhe më drithëruese garën kualifikuese për në Ligën e Kampionëve.

Tashmë Atalanta po i bën presion Milanit në luftën për të siguruar vendin e katërt në Serie A, pasi të dy skuadrat zotërojnë nga 56 pikë.

Në një prononcim për Sky Sport, trajneri Gian Piero Gasperini është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.

Të gjitha lajmet nga Atalanta Të gjitha lajmet nga Atalanta

“Kemi luajtur kundër një skuadre shumë të fortë. Napoli ka luajtur një ndeshje të madhe dhe na ka vendosur shumë nën presion, sidomos në gjysmën e parë të sfidës”.

“Jemi në të njëjtin nivel me Milanin dhe ne ëndërrojnë të kualifikohemi në Ligën e kampionëve”, ka deklaruar 61-vjeçari, citon KP.

“Sigurisht kualifikimi në Ligën e kampionëve do të ishte i pabesueshëm dhe një sukses i madh për ne, por edhe një finale në Kupën e Italisë do të ishte e mrekullueshme. Qëllimi ynë është të jemi në Evropë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar trajneri.