Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka thënë se skuadra e tij ka ‘zhvilluar një strategji’ për ta mposhtur Real Madridin, pasi morën mësimin e tyre nga humbja ndaj Manchester Cityt. 

Ai ka thënë se ndonëse Real Madridi është më i fortë sesa ekipi i tij, ‘Zonja e Vjetër’ ka zhvilluar një strategji se si të fitojnë ndaj ‘Los Blancos’. 


“Real Madrid është gjithmonë i fortë në këto gara, pres një ndeshje të vështirë kundër një ekipi që ka cilësi të mëdha dhe që gjithmonë ka treguar vlerën e tij në çdo garë”. 

“Ne jemi përgatitur, duam të luajmë kartat tona dhe të kalojmë në raundin tjetër”. 

“I shpjegova djemve se këto janë ndeshjet më të mira për t’u luajtur. Të gjithë duan të mposhtin Real Madridin dhe edhe ne duam të përpiqemi”. 

“Duhet ta jetosh kështu, duke treguar gjithashtu shumë guxim”. 

“Edhe nëse në këtë moment ata janë më të fortë se ne, ne kemi zhvilluar një strategji për të tentuar t’i mundim”, ka thënë Tudor./Telegrafi/

telegrafi sport app