LAJMI I FUNDIT:

Astronomët postojnë një imazh të frikshëm të ‘Mjegullnaja e kafkës’ në prag të Halloween

Astronomët postojnë një imazh të frikshëm të ‘Mjegullnaja e kafkës’ në prag të Halloween

Mbetjet e një ylli të vdekur prej kohësh kanë dhënë një imazh hapësinor vërtet drithërues.

Pamjet e lëshuara nga Observatori Evropian Jugor (ESO) në prag të Halloween, dhe quhen ‘Mjegullnaja e Kafkës’ e cila po noton nëpër hapësirë ​​rreth 1,600 vite drite larg nesh, transmeton Telegrafi.


E njohur si NGC 246, mjegullnaja është e njohur mirë për lidhjen me një palë yjesh të lidhur ngushtë që rrotullohen rreth një të tretës. Pluhuri kozmik rozë dhe i kuq që vërtitet i jep mjegullnajës një pamje me gjak dhe shumë të përshtatshme për Halloween.

Ky imazh është marrë nga instrumenti FORS 2 në teleskopin e madh të ESO (VLT) në shkretëtirën Atacama.

Edhe pse kjo mjegullnajë ka qenë e njohur për shekuj, vetëm në vitin 2014 e zbuluan astronomët, duke përdorur teleskopin e ESO. /Telegrafi/