LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin tregon tri veturat të cilat do t’i shfrytëzojë James Bond në filmin e ri

Aston Martin tregon tri veturat të cilat do t’i shfrytëzojë James Bond në filmin e ri

Makinat e fuqishme, nuk do të jenë problem i agjentit sekret

Ka pasur shumë spekulime, se cilat vetura do t’i përdorë James Bond në filmin e ri, transmeton Telegrafi.


Raportohej se agjenti sekret do të jetë prapa Aston Martin Rapid E tërësisht elektrik, por prodhuesi britanik e ka hedhur poshtë, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Kompania ka treguar se janë tri vetura që do t’i shfrytëzojë James Bond në filmin e ri, që është i 25-ti me radhë.

I zhvilluar me Red Bull Advanced Teknology, hipermakina Valhalla do të jetë mjaft e fuqishme dhe praktike se sa Valkyrie. Modeli i limituar në 500 njësi, pritet të del në shitje me afro 1,000 kuaj fuqi.

Në filmin e fundit të 007, do të jenë edhe dy Aston Martin klasikë, njërin prej të cilëve V8 Vantage që e kemi parë teksa regjistrohej një skenë në Norvegji.

Krahas kësaj makine, në filmin që lansohet më tetë prill të vitit që vjen, do ta shohim edhe një Aston Martin DB5.

Të dhënat janë bërë të ditura, gjatë një vizite të princit Cherles, që i bëri aktorëve dhe stafit punues të filmit, si dhe nj fotografimi me aktorin Daniel Craig. /Telegrafi/