LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin tregon detajet e rivalit të Ferrari 488 (Foto)

Aston Martin tregon detajet e rivalit të Ferrari 488 (Foto)

Super-makina do të ndajë më shumë elemente me Valkyrie, se sa me Vantage të re

Reklama

Shumë mister e ka shoqëruar modelin e ri, me të cilin Aston Martin do të rivalizojë Ferrari 488, por Andy Palmer që është zyrtar i lartë i kompanisë, ka bërë të ditura disa detaje të vlefshme, transmeton Telegrafi.

Super-makina që do ta ketë motorin në mes, nuk do të huazojë ndonjë element nga modeli i tanishëm Vantage. Por, do të jetë sikur një hiper-makinë ekstreme Valkyrie, që është krijuar në bashkëpunim me Red Bull.

“Modeli që ngjanë shumë me Valkyrie, tashmë është duke marrë përfundimet e fundit në studio. Gjithçka ka përfunduar sa i përkes dukjes” ka thënë Palmer. Përkundër insistimit të shumtë të gazetarëve për detaje, vetëm është thënë se do të jetë shumë konkurrues kur të arrijë më 2021.

Sipas tij, Aston Martin mbetet i përkushtuar ndaj motorit V12 nga AMG, që do t’i ketë 4.0-litra.

Sa i përket ndërtimit trupor, Palmer ka thënë se nuk do të jetë tërësisht nga fibrat e karbonit, sepse “nuk është zgjidhje optimale”.

Në ndërtimin e makinës, prodhuesi britanik i ka dërguar 130 inxhinierë në punëtorinë e Red Bull, në mënyrë që në eksterier të ketë material sa më të lehtë dhe të fortë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Milioneri nga Finlanda merr një gjobë prej 121 mijë eurove

Milioneri nga Finlanda merr një gjobë prej 121 mijë eurove

Auto
Nga Rolls-Royce Phantom i vitit 1954 e deri tek Bugatti Veyron - koleksioni i veturave luksoze të Mbretit Abdullah të Jordanisë

Nga Rolls-Royce Phantom i vitit 1954 e deri tek Bugatti Veyron - koleksioni i veturave luksoze të Mbretit Abdullah të Jordanisë

Auto
Volvo fillon të rimëkëmbet – shitjet e kompanisë në maj u rritën me 31 për qind

Volvo fillon të rimëkëmbet – shitjet e kompanisë në maj u rritën me 31 për qind

Auto
Një Oldsmobile 442 është nxjerrë nga hambari - pamjet janë befasuese pas pastrimit të parë të veturës klasike në 20 vjet

Një Oldsmobile 442 është nxjerrë nga hambari - pamjet janë befasuese pas pastrimit të parë të veturës klasike në 20 vjet

Auto
Golfi prej 76 mijë eurosh u shit për 8 minuta

Golfi prej 76 mijë eurosh u shit për 8 minuta

Auto
Dacia Sandero e re dhe me 7 vjet garancion kushton më pak se një veturë e vjetër (Foto)

Dacia Sandero e re dhe me 7 vjet garancion kushton më pak se një veturë e vjetër (Foto)

Auto
Kalo në kategori