LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin shfaq dritat unike që do t’i ketë Vantage (Foto)

Aston Martin shfaq dritat unike që do t’i ketë Vantage (Foto)

Prodhuesi britanik Aston Martin, që është në finalizim të modelit Vantage, ka shfaqur një fotografi ku tregohen dritat unike që do t’i ketë kjo makinë.

Megjithëse është nën pëlhurë, shihet se tërë pjesa e pasme do të ketë një linjë, e cila mundëson sinjalizimin, transmeton Telegrafi.


Kjo është bërë si pjesë e projektit të kompanisë, për ta modernizuar dhe bërë sa më të përshtatshme shfrytëzimin e veturës.

Megjithatë, nuk janë bërë të ditura detajet se kur do të lansohet kjo makinë, që do të konkurrojë me modelet e reja nga Audi dhe Lexus. /Telegrafi/