LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin DBX do të plotësojë të gjitha nevojat për pajisje luksoze

Aston Martin DBX do të plotësojë të gjitha nevojat për pajisje luksoze

Kur të arrijë në fund të vitit, në DBX do ketë nivel të lartë luksi

Tashmë është bërë e ditur, se Aston Martin do ta sjellë n fillim të vitit që vjen një Vantage të ri, por para se kjo të ndodhë, në dhjetor e sjellë modelin DBX, transmeton Telegrafi.

Derisa shumë detaje, të makinës së parë SUV nga ky prodhues mungojnë, janë shfaqur disa prej aksesorëve special, të punuar me shumë kujdes. Mësohet se kur të lansohet, ofrohen edhe 11 pako të aksesorëve, varësisht nga dëshira.

Njëra prej tyre, është pako për ski dhe ofrohen çanta për futjen e skive, pjesë mbi kulm për vendosjen e tyre si dhe zinxhirë për borë.

Për ata që marrin shumë rrobe në udhëtim, ofrohet seti me gjashtë valixhe, dy të mëdha, dy më të vogla si çantat që mbahen në dorë.

Kafshët do ta kenë shumë komod në këtë SUV, sepse për ta është siguruar shtresa e butë që vendoset në bagazh, pa pasur nevojë të qarkullojnë nëpër kabinë.

Brendësia e DBX do të plotësojë të gjitha nevojat për pajisje luksoze, duke përfshirë mbështjellësit e ulëseve, mbajtësi ngrohtë i gotës si dhe ekranet në pjesën e pasme. Varësisht nga dëshira, mund të paguhet shtesë për setin për piknik që përfshinë batanije, shportë, si dhe hapësirën për vendosjen e çadrës.

Se sa do të kushtojnë këto shtesa luksoze, Aston Martin ende nuk ka bërë të ditur, vetëm se pritet të mësohet më afrimin e datës së lansimit të modelit DBX që është një SUV shumë i mirë. /Telegrafi/