LAJMI I FUNDIT:

Asteroidi misterioz po rrotullohet gjithnjë e më shpejt, shkencëtarët nuk e dinë pse

Asteroidi misterioz po rrotullohet gjithnjë e më shpejt, shkencëtarët nuk e dinë pse

Një asteroid që mund të kalojë, për pak fjalë, afër Tokës dhe që shkakton një shi spektakolar vjetor meteorësh nga grupi Geminid, ka filluar të sillet në mënyrë të çuditshme.

Shkencëtarët që vëzhguan ndryshimin e dritës së asteroidit 3200 Phaeton kanë arritur në përfundimin se ai filloi të rrotullohej gjithnjë e më shpejt rreth boshtit të tij, duke shkurtuar rrotullimin me rreth 4 milisekonda çdo vit. Ky zbulim i befasoi ata sepse rrotullimet e asteroidëve zakonisht nuk ndryshojnë.


Të kuptuarit e asaj që po ndodh me Phaeton mund të na japë më shumë njohuri për klasën e asteroidëve që konsiderohen “potencialisht të rrezikshëm”. Ky asteroid aktualisht nuk paraqet asnjë rrezik për Tokën, por me diametrin e tij prej 5.8 kilometrash, nëse rastësisht godet planetin tonë, mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme.

Për më tepër, ai po na afrohet mjaftueshëm gjatë rrugës së tij saqë një ndryshim më i dukshëm në orbitën 524-ditore mund të shkaktojë shqetësim, shkruan sciencealert.

3200 Phaeton është në fakt një asteroid shumë i pazakontë. Gjatë orbitës së saj, si një kometë, ajo i afrohet Diellit. Por ndryshe nga kometat, duket se nuk ka akull mbi të, prandaj ekspertët e kanë quajtur atë “kometa guri”.

Për më tepër, është një nga vetëm dy asteroidët që prodhojnë një shi meteorësh. Kometat janë zakonisht përgjegjëse për këtë spektakël qiellor.

Dhe po – është jashtëzakonisht blu; shumica e asteroidëve janë të kuqërremtë ose gri.

Për shkak të karakteristikave të saj të pazakonta, Agjencia Hapësinore Japoneze planifikon të dërgojë në të misionin DESTINY+ (Demonstrimi dhe Eksperimenti i Teknologjisë Hapësinore për udhëtimin ndërplanetar me Phaethon fLyby dhe dUst Science).

Drita e Phaethon-it ndryshon ndërsa rrotullohet rreth boshtit të tij, që do të thotë se pas disa kohësh shkencëtarët kanë mundur të përcaktojnë periudhën e përafërt të rrotullimit të tij prej rreth 3.6 orë. Por nëse duam të ulim një anije kozmike mbi të, na duhen të dhëna më të sakta.

Prandaj, shkencëtari i planetëve, Sean Marshall i Observatorit Arecibo në Porto Riko filloi të punojë për një përcaktim më të detajuar të madhësisë, formës dhe rrotullimit të tij; ku zbuloi diçka shumë të pazakontë.

“Parashikimet nga modeli i formës nuk përputheshin me të dhënat. Kuptova se periudha e rrotullimit të Phaethon para vëzhgimit të vitit 2021 po ndryshonte gradualisht, ndoshta për shkak të aktivitetit të tij kur ishte afër perihelionit në dhjetor 2020”, shpjegoi Marshall.

Pas një analize më të detajuar të të gjithë grupit të të dhënave, që mbulon periudhën nga viti 1989 deri në vitin 2021, ai zbuloi se ky ndryshim mund të shpjegohet me një përshpejtim gradual, të qëndrueshëm dhe një humbje prej 4 milisekonda të periudhës së rrotullimit në vit. Kur shikohet në baza vjetore, nuk është një ndryshim i madh, por me kalimin e dekadave bëhet më i theksuar.

Ekspertët nuk e dinë saktësisht pse ndodh kjo. Është e mundur që të bëhet fjalë për humbje të masës, gjatë së cilës ka një përshpejtim të rrotullimit. Mund të jetë gjithashtu një çështje e efektit Yarkovsky-O’Keefe-Radzievskii-Paddack (YORP), kur nxehtësia e një ylli ndikon në shpejtësinë e rrotullimit të një trupi të vogël, siç është një asteroid.

Marshall dhe kolegët e tij prezantuan zbulimin e tyre javën e kaluar në takimin e 54-të vjetor të Divizionit të Shkencave Planetare të Shoqatës Amerikane Astronomike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori