LAJMI I FUNDIT:

Assesi nuk mund ta lini duhanin? Epo, pra, pastroni organizmin nga nikotina me këta artikuj

Assesi nuk mund ta lini duhanin? Epo, pra, pastroni organizmin nga nikotina me këta artikuj

Nëse jeni duhanxhi me siguri keni vërejtur që ndonjëherë trupi nuk përballon mirë nikotinën dhe shfaqen efekte të padëshirueshme të shoqëruara me pasoja të dëmshme të atij vesi vdekjeprurës.

Mirëpo, nëse edhe megjithëkëtë nuk dëshironi të lini duhanin, do të mundeni që së paku në ushqim të fusni disa shprehi të shëndetshme dhe shprehi të pasura nutritive.


Pra, e gjitha që duhet të bëni është të lexoni këtë artikull dhe të përpiqeni që t’i përmbaheni, transmeton Telegrafi.

Pini çaj të gjelbër dhe ujë me vitamina
Pirja e duhanit trupin ngadalë e dehidron, andaj pirja e sasive të mëdha të lëngjeve është e domosdoshme. Ideale do të ishte të pini çaj të gjelbër, ujë të rëndomtë dhe ujë me vitamina, por mund të pini edhe ujë të rëndomtë me një fetë limoni apo fletë mente që do t’ju freskojnë.

Brokoli
Brokoli është i pasur me Vitaminën C dhe B5. Të pirit të duhanit redukton vitaminën C nga trupi. Ndërsa duke u ushqyer me brokoli eliminojmë nikotinën nga organizmi ynë.

non-smokers

Portokalli
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminën C. Konsumimi i rregullt i portokallit do të përmirësojë ndjeshëm metabolizmin dhe çlirojë stresin.

Lëngu i karotës
Nëse ti pi cigare, duhet ta dish se nikotina mbetet në trupin tënd për tri ditë me radhë. Nikotina gjithashtu dëmton edhe lëkurën. Lëngu i karotës është shumë i mirë për lëkurën dhe e pasuron atë me vitaminat A, C, K dhe B, si dhe është provuar se është efecientë në heqjen e nikotinës nga trupi.

Spinaqi
Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme për shkak se jo vetëm është i pasur me vitamina, por përmban gjithashtu sasi të madhe acidi folik.

Kivi
Ky fryt i mrekullueshëm do të të ndihmojë që të eliminosh nikotinën nga trupi jot. Kivi është një fryt i pasur shumë me vitamina A, C dhe F. Kur ti tymos cigare, ulen ndjeshëm nivelet e këtyre vitaminave.

Uji
Të pirit të cigares e dehidraton trupin tënd. Sipas shumë kërkimeve, nëse do të pish sasi të mjaftueshme uji, ti mund ta ndalosh të pirit dhe të eliminosh sadopak nikotinën në trupin tënd. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori