LAJMI I FUNDIT:

Asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 30 raste pozitive

Asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 30 raste pozitive
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 2.347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.


Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671

Në total numri i rasteve aktive është 1.676

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës.

Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/