LAJMI I FUNDIT:

Asnjë institucion nuk e merr fajin për ngecjen e emrave të shkollave në Çair (Video)

Asnjë institucion nuk e merr fajin për ngecjen e emrave të shkollave në Çair (Video)

Përgjegjësinë për mos-ndryshimin e emrave të shkollave në Komunën e Çairit, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ia ka hedhur Regjistrit Qendror. Ai tha se kërkesat e komunës dhe shkollës kanë marrë dritë jeshile edhe nga paraardhësit e tij por se procedura ka ngelur në Regjistrin Qendror. Por nga Regjistri Qendror hedhin poshtë këto deklarata.

“Jam i njoftuar deri në detaje, bëhet fjalë për procedurë e cila është zhvilluar disa vite më parë dhe ajo procedurë ka kaluar edhe filtrin në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe për momentin ka kohë që ajo procedurë ndodhet para Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë. Nuk varet prej MASH, kjo. Mirëpo ne do të afrohemi për të koordinuar dhe menaxhuar edhe çështje të këtilla, edhe pse po e theksoj edhe një herë, lënda nuk ndodhet në MASH për arsye se ministrat paraprak, paraardhësit e mi, me kohë kanë dhënë përgjigje pozitive dhe lëndën e kanë përcjellë deri tek Regjistri Qendror”, deklaroi Arbër Ademi, Ministër i Arsimit.


Për dallim nga deklarata e ministrit, nga Regjistri Qendror, thonë se deri në këtë moment, në këtë institucion nuk ka arritur kërkesë për ndryshimin e emrave të shkollave të lartpërmendura.

“Ju njoftojmë se deri në këtë moment deri tek Regjistri Qendror nuk ka arritur ndonjë paralajmërim për regjistrim dhe ndryshim të emrave të shkollave fillore nga Komuna e Çairit. Përderisa pranojmë kërkesa për regjistrim, ndryshim, të njëjtën do ta kontrollojë me kohë dhe në përputhshmëri me ligjin”, thonë nga Regjistri Qendror.

Për problematikën e njëjtë, Tv21 ka raportuar dy javë më herët. Në kronikën paraprake, zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla tha se këshillat e shkollave “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”, kanë realizuar të gjithë procedurën e paraparë në ligjin për arsim fillor.

Ndryshe, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se dikasteri i tij ka filluar një proces të realizimit të kërkesave nga ana e vetë komunave dhe shkollave. Sipas ministrit rezultatet e para MASH i ka shënuar me ndryshimin e dy emrave të shkollave në Dibër ku këto kërkesa janë dorëzuar në vitin 2012./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori