Askush nuk do të mundet t’ju mashtrojë më: Katër mënyra me anë të së cilave mund ta ‘zbuloni’ gënjeshtarin
Ka teori të njohura sipas të cilave mund ta dallojmë që dikush po na gënjen përmes gjuhës së trupit të tij; gjesteve, lëvizjeve, shprehive të fytyrës
Megjithatë, në praktikën e policëve të hetuesisë kjo metodë nuk ka rezultuar edhe aq e dobishme. Sipas një studimi vetëm 50 nga 20 mijë njerëz arritën ta dallonin se dikush po gënjente.
Ka njerëz të cilët sado të përpiqen me anë të metodave psikologjike nuk ia dalin ta dallojnë, e nga ana tjetër, një 2.5% e njerëzve kanë një intuitë të lindur për ta dalluar.
Ka teknika të reja, me anë të së cilave mund “ta kapni në ajër” nëse dikush po ju gënjen dhe askush nuk do të mundet t’ju mashtrojë më.
Bëjini pyetje të hapura
Këto lloj pyetjesh janë ato që të japin lirinë për të dhënë një përgjigje të shtjelluar, pra jo vetëm ‘po’ ose ‘jo’. Gënjeshtarët janë të prirur që të shtjellohen më shumë se të tjerët; të japin përgjigje më të gjata, me arsyetime të stërholluara për ta bërë më të besueshme një histori apo një justifikim.
Në këtë mënyrë, ata ngatërrohen me fjalët e tyre në një pikë të fjalimit të tyre të pafund, e ju ju mbetet vetëm të vazhdoni bisedën pa rënë në sy se e keni kuptuar.
Hapni biseda të befasishme për të
Nëse një gënjeshtari i bëni një pyetje të cilën nuk e presin apo i hapni një temë që atij nuk ia ka marrë mendja se mund ta diskutonit, do t’ia cenoni sigurinë që ai ka kur flet për tema të cilat i ka menduar mirë se si do t’i shtjellojë.
Gjithashtu mund të provoni të risillni në bisedë çështje të së shkuarës; ata nuk kanë si ta mbajnë mend se si kanë gënjyer 5 vjet më parë!
Bëjini pyetje me kleçkë
Për shembull, nëse e pyesni një shitës se çfarë cilësie ka materiali i këpucëve që shet, ai do t’ju thotë se është cilësia më e mirë. Pastaj mund t’i bëni pyetje të cilat bien në kundërshti me përgjigjen që ju ka dhënë, si për shembull, kinse nuk e keni dëgjuar përgjigjen, e pyesni: “Po nga cila firmë i merrni në Turqi?”.
Ky është një shembull i rëndomtë, për të treguar se në këtë mënyrë mund të vini në dyshim sigurinë e një gënjeshtari, duke e bërë atë të humbë kontrollin mbi skemat që përdor për të mashtruar, citon Anabel.
Vëreni sesi ndryshon mënyrën e të folurit
Kur një gënjeshtar ndjen se e ka situatën nën kontroll, ai flet gjatë e gjerë lidhur me diçka, pasi ndihet i sigurt se nuk do të zbulohet. Por pas pyetjeve tuaja të hapura, të papritura apo ngacmuese, ai do të fillojë të ndihet në siklet, duke folur gjithmonë e më pak.
Kjo tregon qartazi se një njeri është përpjekur t’ju gënjejë. Ju duhet të silleni normalisht e t’i flisni qetë gjatë gjithë kohës. Sepse zakonisht, dikujt që gënjen i duhet njëfarë kohe që ta kuptojë se mashtrimi po i zbulohet, për shkak se gjatë bisedës përqendrohet në të fshehurit e gjërave apo shpikjen e gjërave të tjera.
Është e rëndësishme që pyetjet që ju sugjeruam më sipër të bëhen në mënyrë sa më natyrale, sikur dalin vetiu gjatë bisedës. E në fund? E keni ju në dorë. T’ia përplasni në fytyrë se e dini shumë mirë se kush është apo t’i thoni “mirupafshim”, për të mos e takuar më kurrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Shigjetari: Horoskopi vjetor për 2024
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Sa kohë duhet për të zierë vezët?
Muzika pikëlluese mund të ofrojë kënaqësi, rehati, si edhe dhimbje
Si ta keni “veglën” shuuuumë të madhe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert