LAJMI I FUNDIT:

ASK: Rritet tregtia me pakicë

ASK: Rritet tregtia me pakicë

Në bazë të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin ‘Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, tremujori i katërt 2017’, krahasuar me tremujorin paraprak, vërehet se ka pasur një rritje të tregtisë me pakicë.

“Rritja prej 8.9 për qind është tek pajisjet informatike dhe të komunikimit, tregtia me pakicë e karburantit për automjete është rritur me 8.7 për qind, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë është 7.4 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit me 5.5 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake me 4 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 3.5 për qind, tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje me 0.8 për qind si dhe tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara, nuk ka ndonjë ndryshim”, thuhet në raportin e ASK-së, shkruan Telegrafi.


Po ashtu, në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, kanë pasur rritje te tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit me 23 për qind, tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje me 22.5 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete me 8.8 për qind, tregtia me pakicë, në dyqane jo të specializuara me 6.8 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake me 6 për qind dhe tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit 4.2 për qind. /Telegrafi/