LAJMI I FUNDIT:

ASK: Nga 110,135 studentë në vitin 2017/18, 63.9 % janë në universitetet publike

ASK: Nga 110,135 studentë në vitin 2017/18, 63.9 % janë në universitetet publike

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka publikuar Statistikat e Arsimit për vitin akademik 2017/2018.

Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët,  arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.


Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 31 068, prej tyre në sektorin publik 27 289 fëmijë, ose 87.9%, ndërsa në sektorin privat 3 779 fëmijë, ose 12.1%.

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 248 044, prej tyre në sektorin publik ishin 244 149 nxënës, ose 98.4%, ndërsa në sektorin privat 3 895 nxënës, ose 1.6%.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 91 345, prej tyre në sektorin publik 88 444 nxënës, ose 97%, ndërsa në sektorin privat ishin 2 901 nxënës, ose 3%.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 315 nxënës.

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte 110 137, prej tyre në universitetet publike ishin 70 313 studentë, ose 63.9%, ndërsa në kolegjet private ishte 39 824 studentë, ose 36.1%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori