LAJMI I FUNDIT:

ASK: Bie sasia e thëngjillit në dispozicion

ASK: Bie sasia e thëngjillit në dispozicion

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar bilancin e energjisë në Kosovë për vitin 2017, ku sipas të dhënave, sasia e përgjithshme e energjisë në dispozicion për konsum, ka qenë 2533.89 ktoe.

Sipas ASK-së, në këtë publikim janë pasqyruar rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe burimeve që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2017.


“Sasia në dispozicion e thëngjillit ka pasur rënie në krahasim me 2016 për 14.05 për qind, kurse sasia në dispozicion e produkteve të naftës ka pësuar ngritje në krahasim me vitin 2016 për 10.49 për qind. Po ashtu, linjiti është produkti dominues me pjesëmarrje prej 99.91 për qind në totalin e thëngjillit, si burim primar në dispozicion, i pasuar nga thëngjilli bituminoz me 0.08 për qind. Kosova posedon vetëm rezerva të linjitit, por jo edhe lloje të tjera të thëngjillit. Nevojat për lloje të tjera të thëngjillit janë plotësuar nga importi. Importi i produkteve të naftës për vitin 2017 ka qenë 728.70 ktoe, që krahasuar me vitin 2016 ka patuar një ngritje prej rreth 10.34 për qind”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Nafta merr pjesë me 64 për qind në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar me koks nafte me 13 për qind, benzina me 9 për qind, GLN 5 për qind, etj. /Telegrafi/