Mendoni se nuk ka kurrfarë lidhjeje midis karakterit dhe madhësisë së gjoksit të femrës? E keni shumë gabim! E po pikërisht ato që i ka femra, çfarë gjoksi ka, ju si mashkull atë që e shikoni shumë mund t’ju zbulojë personalitetin tuaj.

Hulumtimi më i ri i Universitetit të Ilinoisit (SHBA) ka treguar se madhësia e gjoksit “ndez” pjesëtarët e gjinisë mashkullore, të cilët nuk e kanë problem komunikimin me femra.

Sipas një rregulle të pashkruar, ata që përcjellin sportin, e madje edhe në se nuk pinë duhan, shumë lehtë në raste speciale do të ndiznin ndonjë cigare madje edhe do të provonin duhan me llullë.

Kur është fjala për meshkujt të cilët i duan damat këmbëgjata, meshkujt e tillë janë mjaft spirituozë, e jo rrallë janë edhe shumë religjiozë, transmeton Telegrafi.

Kur janë në lidhje shpesh pranojnë dominimin e partneres, mirëpo jo rrallë kanë prirje edhe të bien në situata depresioni, të cilët ngushëllimin e kërkojnë në alkool apo duke u marrë me art.

Natyrisht, krahas gjoksit, meshkujt me sy i masin edhe këmbët, vithet, flokët dhe fytyrën. Aq më shumë, shumica eksitohen kur shohin damat me buzë të plota, me sy të mëdhenj apo kur ato kanë vetulla të rregulluara mirë, ndërkaq disa mjaftohen kur femrat janë skofiare dhe lëkurëbuta.

Femrat te meshkujt i konsiderojnë joshëse disa gjëra krejtësisht të tjera. Katër vendet e para në listë i zënë vithet e vogla, shtatgjatësia, stomaku i rrafshët dhe sytë, përkatësisht shikimi. /Telegrafi/