LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA dënon sulmin ndaj gazetarëve

ASHMAA dënon sulmin ndaj gazetarëve

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele ka dënuar sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të programit të informativ të servisit të parë publik të Maqedonisë nga ana e përfaqësuesve dhe simpatizantëve të partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe paraqet sulm direkt mbi lirinë e mediave dhe të drejtën e publikut që të informohen për ngjarjet politike.


Agjencia apelon që të krijohen kushte normale për punën profesionale të mediave./Telegrafi/