LAJMI I FUNDIT:

ASH: Pesë mijë amendamentet e BDI-së për Kodin Zgjedhor janë për të bllokuar debatin

ASH: Pesë mijë amendamentet e BDI-së për Kodin Zgjedhor janë për të bllokuar debatin

Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumtese për media ka reaguar në lidhje me amendamentet e dorëzuara nga BDI dhe OBRM-PDUKM, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nga ASH thonë se 5 mijë amendamentet e dorëzuara nga BDI, janë arsye për bllokimin e debatit parlamentar për ndryshime në Kodin Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga ana tjetër qëndrimet e përafërta dhe bashkëdorëzimi i amendamenteve me OBRM-PDUKM-në është një tregues i qartë për bashkëpunimet e tyre të ardhshme për bllokimin e proceseve që sjellin ndryshim në të mirë të përgjithshme, por sigurisht në dëm të tyrin personal! Aleanca për Shqiptarët qëndron fortë pas kërkesës së saj për lista të hapura si prioritet për ndryshim në Kodin Zgjedhor, ndërkaq për shkak të mbajtjes më transparente të përgjegjësisë ndaj votuesve kërkojmë 8 njësi zgjedhore. Që nënkupton edhe fuqizim të votës shqiptare”, thonë nga ASH.

Ata thonë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të domosdoshme, në mënyrë që të rritet përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvend./Telegrafi/