LAJMI I FUNDIT:

ASH: Buxheti i familjeve po zbehet çdo muaj për shkak të inflacionit, qytetarët kërkojnë zgjidhje

ASH: Buxheti i familjeve po zbehet çdo muaj për shkak të inflacionit, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj inflacionit dhe rritjes së çmimeve, duke i kujtuar qeverisë se buxheti i familjeve po zbehet çdo muaj dhe se me të njëjtën shumë parash mund të blehen gjithnjë e më pak produkte nëpër shitore.

Aleanca për Shqiptarët bën me dije se në muajin prill, inflacioni, i cili mat ndryshimin e çmimeve të shportës së mallrave të konsumit, është rritur me 11,1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.


“Ky është një tjetër rekord i zi pas marsit, bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, që do të thotë se janë veçanërisht të prekura familjet me të ardhura të ulëta”, thuhet nga ASH.

Aleanca për Shqiptarët i referohet kostos së blerjes së produkteve bazë të shportës, si buka, vaji, produktet e qumështit dhe sheqeri, të cilat janë rritur me një normë dyshifrore nga 4 për qind në 20 për qind.

Potencojnë, se rritje ka pothuajse në të gjithë sektorët e industrisë dhe shërbimeve, por se krahas produkteve ushqimore, çmimet e karburanteve arrijnë rekorde historike, rritje e cila pavarësisht efekteve negative që ka tek prodhuesit që përdorin naftën dhe gazin si lëndë të parë, ka një ndikim të madh tek të gjithë konsumatorët duke rritur çmimet e produkteve dhe shërbimeve të produkteve.

“Aleanca për Shqiptarët ka shprehur vazhdimisht qëndrimin e saj për masat që duhet të marrë qeveria për t’iu përgjigjur inflacionit. Një nga masat kryesore dhe më të dobishme do të ishte ulja e taksave dhe akcizave që përmban çmimi i karburantit. Karburantet janë produkte të tilla që kanë shumë taksa dhe akciza në strukturën e formimit të çmimeve të tregtisë dhe kanë ndikim në të gjithë elementët ekonomikë të çmimeve. Pothuajse të gjitha vendet evropiane po tentojnë të ndërhyjnë në çmimin e karburanteve, ku në disa raste fiksojnë çmimet në nivele maksimale, dhe në disa raste ulin përkohësisht akcizat dhe taksat”, thuhet në njoftimin e partisë.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron rritje të çmimeve të mallrave të konsumit dhe vëren se vendet në mbarë botën po miratojnë paketa ndihme për të familjet me rrezik social, për të kompensuar efektet e rritjes së çmimeve të konsumit.

“Kjo qeveri e papërgjegjshme dhe e paaftë në këtë drejtim nuk po bën asgjë për të zbutur efektet e këtyre rritjeve marramendëse dhe të paqëndrueshme. Qeveria duhet të mendojë për përgatitjen e një pakete kundër krizës për popullatën. Jemi në prag të një ribalancimi buxhetor dhe këshillohet që të parashikohen zhvendosje në fondet buxhetore, fillimisht duke transferuar fondet e destinuara për shpenzime luksoze dhe jo prioritare në financimin e paketave kundër krizës për grupet më të cenueshme të prekura nga këto rritje”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori