LAJMI I FUNDIT:

Asgjësohen mbi 12500 bimë kanabis në Tropojë e Vlorë

Asgjësohen mbi 12500 bimë kanabis në Tropojë e Vlorë

12.514 bimë narkotike janë asgjësuar në Tropojë dhe Vlorë. Në sajë këtyre operacioneve janë arrestuar dy persona. Operacioni antidrogë i policisë së Tropojës i koduar ” Alpet” është finalizuar me asgjësimin e 514 rrënjëve narkotike dhe sekuestrimin e një arme.

I arrestuari është Gjergj Ulndreaj, 55 vjeç, banues në fshatin Gjonpepja. 134 rrënjë janë gjetur në fshatin Gjonpepaj në afërsi të banesave të Gjergj Ulndreaj dhe D.D, 82 vjeç dhe është asgjësuar me anë të djegies.


Në sajë të këtij operacioni gjithashtu janë proceduar penalisht edhe D.D., 82 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë. Gj.D., 58 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë, me funksion Kryeplak i fshatit Gjonpepaj.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vranë, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 380 rrënjë bimë narkotike .Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia e Vlorës e Vlorës ka asgjësua rreth 12.000 bimë kanabis. Bimët janë gjetur të kultivuara në fshatrat Dukat, Kudhës dhe Treblovë, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr.

Policia ka arrestuar A.K., 18 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, i cili u kap në flagrancë në një parcelë me rreth 1.600 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, pranë vendit të quajtur “Majat e Gerxhinës”, Dukat. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë përgjegjës për kultivimin e këtyre bimëve narkotike. /Telegrafi/