LAJMI I FUNDIT:

Asfalti “fryhet” para autosallonit – rrjeti shpërthen me komente plot humor

Asfalti “fryhet” para autosallonit – rrjeti shpërthen me komente plot humor

Një video virale ka pushtuar rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të shumta dhe komente plot humor.

Në pamjet që po qarkullojnë në internet, shihet një pjesë e asfaltit “që papritur ngritet”, duke krijuar një pengesë të madhe pikërisht para një salloni makinash në Missouri .

“Klasike… pikërisht para autosallonit”, dhe “Po vdes duke qeshur” janë vetëm disa nga komentet që pasuan.


Shumë ndjekës kanë theksuar ironinë e vendndodhjes, ndërsa të tjerë janë habitur nga momenti i kapur në mënyrë aq dramatike me video të ngadalësuar.

Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/