Asensio thellon epërsinë e Real Madridit me një gol të bukur

Real Madridi ka shtuar epërsinë në 2-0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas një pjese të parë me raste nga të dyja anët, Real Madridi shkoi në pushim me epërsi prej 1-0 me golin e Karim Benzema.
Në pjesën e dytë mbretërit ishin edhe më kërkuese, duke rrezikuar më shumë.
Chelsea mbeti me një lojtarë më pak kur në minutën e 59-të, Ben Chilwell u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Në minutën e 74-të erdhi goli i dytë, kur Vinicius asistoi te Marco Asensio i cili shënoi gol të bukur për 2-0.
Deri në fund ka ende lojë dhe mund të thellohet rezultati./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































