LAJMI I FUNDIT:

Asamblistët e LVV-së në Prizren kundër Mytaher Haskukës: Për akuzën e sotme, turp të qoftë kryetar

Asamblistët e LVV-së në Prizren kundër Mytaher Haskukës: Për akuzën e sotme, turp të qoftë kryetar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka akuzuar disa asamblistë të VV-së se po koordinohen me opozitën për sabotimin e projekteve qeveritare.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se mjerimi nuk ka kufi pasi sipas tij për inate politike mohojnë rregullimin e 100  shkollave, qendrave të mjekësisë familjare dhe ndërtesave publike për qytetarët e Komunës së Prizrenit.


Ndaj Haskukës kanë reaguar grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Asamblisti i VV-së, Karanfil Haxhillari, këtë akuzë e ka quajtur të turpshme dhe jashtë logjikës, duke thënë se për mungesën e numrave në Kuvend nuk ia ka fajin as kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as Lëvizja Vetëvendosje, dhe se numrat i ka humbur vet duke mos u konsultuar me ta.

“Qe tre vite e gjysmë kuvendarët e Vetëvendosjes të gjitha pikat e rendit të ditës t’i kanë votuar, edhe pse asnjëherë nuk je konsultuar me ta”, ka thënë ai.

Haxhillari thekson se Haskuka ka sulmuar bashkëpartiakët e tij pas asnjë fakt.

“Për akuzën e sotme, turp të qoftë kryetar. Të sulmosh kuvendarët e subjektit tënd pa asnjë fakt, është për të ardhur keq”, u shpreh asamblisti.

Sipas tij, kjo akuzë do të trajtohet edhe në organet e partisë.

“Këta kuvendarë s’i pyete asnjëherë, gjithë pikat e rendit të ditës në Kuvend, janë hedhur pa u konsultuar me grupin e kuvendarëve, kjo akuzë e rëndë, do të trajtohet edhe në organet e partisë”, ka thënë Haxhillari./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori