LAJMI I FUNDIT:

Artisti që mbeturinat i shndërron në vegla muzikore

Artisti që mbeturinat i shndërron në vegla muzikore

Thënia e vjetër “mbeturina e njërit është thesari i tjetrit” i përshtatet më së miri një muzikanti egjiptian. Kjo për shkak se Shady Rabab po e bën pikërisht atë: mbeturinat po i shndërron në thesar, shkruan Euronews.

Kjo ide i erdhi atij pasi që kuptoi se shumë njerëz në Egjipt nuk ishin në gjendje t’i përballonin çmimet e shtrenjta të instrumenteve muzikore.

Me këtë ide në mendje, artisti Rabab ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Kombet e Bashkuara që ka të bëjë me ruajtjen e mjedisit. Synimi i tij është që ta ngritë vetëdijen e qytetarëve për dëmin që mbeturinat prej plastike po i shkaktojnë ambientit. /Klan Kosova/