LAJMI I FUNDIT:

Artisti kosovar Alkent Pozhegu kësaj radhe portretizoi me fara Joe Biden, bën jehonë në mediet ndërkombëtare

Artisti kosovar Alkent Pozhegu kësaj radhe portretizoi me fara Joe Biden, bën jehonë në mediet ndërkombëtare

Artisti kosovar, Alkent Pozhegu, kësaj radhe portretizoi me fara dhe kokrra kandidatin e demokratëve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Joe Biden.

Pozhegu që hyri në librin Guiness për artin e tij të veçantë, bëri jehonë në mediet ndërkombëtare për portretin e tij të fundit.


Imazhi i tij u zgjodh si fotografia më e mirë në mesin e medieve si The Guardian dhe The Telegraph.

Pozhegu edhe më parë kishte protretizuar presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, këngëtaren me prejardhje shqiptare me famë botërore, Dua Lipa si dhe këngëtaren Rita Ora. /Telegrafi/