LAJMI I FUNDIT:

Artistët e rinj prezantojnë pikturat në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Artistët e rinj prezantojnë pikturat në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Në mjediset e Muzeut Kombëtar të Kosovës, të martën u hap ekspozita “Dekonstruksion”, e kuruar nga piktorja Majlinda Kelmendi.

Kjo ekspozitë përmban veprat e studentëve dhe të diplomuarve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.


Ekspozita paraqet krahasimin dhe kontrastimin e ideve bashkëkohore dhe shembujve historikë, duke bërë një rikthim në kohë. Artistët dhe studentët e artit janë në gjendje të shohin se si idetë evoluojnë dhe si e kaluara informon tendencat e ditëve të sotme me ide të reja.

Artistët e ekspozitës janë: Rea Latifi, Agnesa Eshrefi, Endrita Ibishi, Art Terstena, Ema Isaku, Enkela Maxhuni, Drilon Haxhijaj, Endrit Jashanica, Abetare Syla, Ardhmerie Bregovina, Diore Buzhala, Erza Kryeziu, Fikrete Misini dhe Kybra Alemdar.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar të Kosovës deri më 17 nëntor. /21Media/