Arteta tregon se sa ka shanse Arsenali të shpallet kampion në Ligën Premier këtë edicion

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta beson se fitorja 3-1 ndaj Tottenhamit duhet t’u japë lojtarëve të tij besimin se mund të sfidojnë për kreun e tabelës këtë sezon.
Topçinjtë kishin meritë të plotë për fitoren e tyre në derbi, duke marrë hak për fitoren e Tottenhamit në veri të Londrës në maj, i cili dënoi efektivisht kundërshtarët e tyre në Ligën e Evropës.
Ata hapën rezultatin me goditjen e bukur të Thomas Parteyr nga 25 metra dhe, pasi Harry Kane shënoi golin e tij të 14-të në 18 derbi të Londrës veriore nga pika e bardhë, skuadra e Mikel Artetës riktheu epërsinë në pjesën e dytë.
Gabriel Jesus e riktheu epërsinë pas një intervenimi të dobët të Hugo Lloris dhe disa momente pas kartonit të kuq të Emerson, Granit Xhaka e vrau ndeshjen.
“Për mua mesazhi është për lojtarët dhe të gjithë këtu në klub se ne jemi në gjendje të luajmë në këtë nivel kundër këtij lloji të kundërshtarit”, deklaroi spanjolli. “Kjo duhet t’u japë atyre besim”.
“Është e mrekullueshme. Të shikosh tabelën dhe të shohësh klubin në këtë pozicion është fantastike. Padyshim që ju jep një ndjenjë të mrekullueshme. Por, ne jemi të fokusuar”.
“Është një ekip vërtet i uritur dhe modest, më besoni. Nuk është asgjë që ne kemi bërë ende dhe ka ende shumë gjëra për të përmirësuar. Ky është drejtimi që po marrim”.
“Sapo filluam dhe jemi vërtet të kënaqur me vendin ku jemi. Tabela thotë atë që thotë dhe ne nuk e shikojmë atë”.
“Performancë e shkëlqyer, një ditë e mrekullueshme. Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme për të luajtur, kështu që unë jam shumë mirënjohës për njerëzit që lidhen me ekipin në një mënyrë kaq të veçantë”.
“Jam vërtet i lumtur sepse është një mundësi për të bërë shumë njerëz të lumtur dhe krenarë dhe mendoj se ne ua kemi ofruar këtë të gjithëve”, ka shtuar më tej Arteta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë